Sara Hoxha reagon pas komenteve ofenduese gjatë shtatzënisë

schedule10:21 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 10:21 - 5 Dhjetor, 2020

Sara Hoxha ka reaguar ndaj komenteve negative që ka marrë gjatë periudhës së shtatzanisë. Sara dhe Ledri pritet të bëhen prindër për herë të parë së shpejti, ndërsa aktualisht ndodhen në Gjermani, pasi pritet që vogëlushja të vijë në jetë atje.

E përballur nga komente të tipit “Nuk je e para që ngel shtatzënë”, “Sikur vetëm ti je shtatzënë”, “Na lodhe”, Sara ka vendosur që më në fund të reagojë. Përmes një postimi në Instastory, Sara shkruan se nuk e kupton se përse njerëzit po lodhen më shumë se ajo nga pritja e ëmbël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

“O njerëz të dashur dhe të mirë! E kuptoj se jeni në ankth më shumë se unë për lindjen time por s’kemi ç’të bëjmë do presim edhe pak. Por vetëm diçka nuk kuptoj, ju që më thoni “Na lodhe, na lodhe”, pse po lodheni më shumë se unë?

Apo më doni kaaaq shumë saqë doni të merrni nga lodhja ime? Unë e di që për të pjell, pjell lopa. Kështu që shumë shumë faleminderit për dashurinë.”, ka shkruar Sara. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!