Presidenti i Katalonjës nuk shpall zgjedhje të parakohëshme

schedule20:08 - 26 Tetor, 2017

schedule 20:08 - 26 Tetor, 2017

Presidenti I Katalonjës, Karles Puixhdemon nuk pranoi të shpallë zgjedhje të parakohëshme pasi bëri me dije se nuk ka marrë garanci nga Spanja që këto zgjedhje mund të zhvilloheshin në normalitet të plotë. Në këtë mënyrë ai i ka hapur rrugë aktivizimit të artikullit 155 të kushtetutës që I lejon Spanjës të marrë kontrollin e plotë mbi rajonin autonom.

Konferenca per shtyp e presidentit të Katalonjës, Karles Puixhdemon pritej me shumë interes, jo vetëm nga banorët e rajonit autonom, por edhe nga qeveria e Spanjës. Në fjalimin e tij duhej të shpallte zgjedhjet e parakohëshme për të shmangur aplikimin e artikullit 155 të kushtetutës që I lejon Spanjës të marrë kontrollin e plotë mbi rajonin autonom. Por nuk ndodhi kështu.
Carles Puigdemont, President i Katalonjës: “Unë kam qenë i përgatitur të shpall këto zgjedhje për aq kohë sa Madridi të na jepte garanci për zhvillimin e tyre në normalitet absolut. Nuk ka asnjë nga këto garanci që sot justifikojnë thirrjen për zgjedhje në Parlament. Detyra ime ishte të përpiqesha me ndershmëri dhe me besnikëri për të shmangur ndikimin në institucionet tona të zbatimit të nenit 155, të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të kaluar në Senat. Është një aplikim I padrejtë dhe abuziv, që kërkon të çrrënjosë jo vetëm sovranitetin, por edhe gjithë traditën e Katalonjës që na ka sjellë këtu. Unë nuk i pranoj këto masa, sepse ato janë të padrejta dhe sepse fshehin qëllimin hakmarrës të një shteti që u mposht më 1 tetor”.
Ndërkohë, më tej ai ka akuzuar qeverinë spanjolle dhe kryesisht Partinë Popullore të drejtuar nga Kryeministri Mariano Rahoi, duke thënë se kanë përdorur këtë situatë për të thuar tensionin në rajon në vend që të ulen në tavolinën e dialogut. Puixhdemon gjithashtu bëri me dije se I takon parlamentit të Katalonjës të vendosë se si do të reagojë ndaj aplikimit të artikullit 155 të kushtetutës spanjolle.
Ndërkohë, veprimet e fundit të drejtuesit të rajonit autonom kanë shkaktuar shumë pakënaqësi tek qytetarët e Katalonës. Duke pritur fjalimin e tij, mijëra qytetarë të mbledhur jashtë godinës presidenciale në Barcelonë thërritën “Puixhdemon është tradhëtar”. Por pas mbajtjes së fjalimit ata e duartrokitën atë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!