Deputeti i kuvendit të Shqipërisë Andi Permeti ka fituar betejën me Covid 19.
Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend ka dhënë dhe lajmin që deputeti Përmeti është shëruar.
“Kolegu ynë Andi Përmeti e fitoi betejën e COVID-19”, tha ai.
Deputeti i i opozitës ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore pasi ishte infektuar me Covid, dhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore është kuruar në Turqi. /abcnews.al