“Tapë” në timon dhe i zgjati 10 euro policit, e pëson 43-vjeçari

schedule11:56 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 11:56 - 3 Dhjetor, 2020

Një 43-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi tentoi që t’u jepte rryshfet policëve të Rrugores që e ndaluan pasi po ecte në mënyrë të çregullt.

Arrestimi i E. B., u bë në rrugën “Isuf Elezi”. Pasi iu bë testi, rezultoi se shoferi po e drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 0.91 mg/l testi i dytë.

Ndërsa efektivët po kryenin veprimeve policore, 43-vjeçari  u ofroi punonjësve të Policisë Rrugore 10 euro, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e kryer.

Shoferi akuzohet për për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. s.b/abcnews.al/