Regjisori i njohur, Steven Spielberg, ka marrë mbrojtje nga gjykata pas kërcënimeve të vazhdueshme me vrasje.
73 vjeçari, më parë paraqiti dokumente ligjore duke kërkuar mbrojtje kundër një gruaje të quajtur Sarah Char.
Sipas TMZ, ai theksoi se ishte informuar nga policia se Char ishte përpjekur të blinte një armë në mënyrë që ta vriste atë.
Dokumentet gjithashtu pretendojnë se gruaja ishte arrestuar më parë për ngacmim, duke bërë kërcënime dhe ndjekje, megjithëse ishte e paqartë nëse ai ishte objektivi i saj i vetëm. Steven deklaroi se ishte i frikësuar për sigurinë e tij dhe për anëtarët e familjes.
Duket se përveç producentit amerikan, të izoluar në shtëpi janë edhe anëtarët e tjerë të familjes për shkak të këtij rasti.
Kujtojmë që Spielberg u martua për herë të dytë me Kate Capshaw në vitin 1991, shtatë vjet pasi u njohën. l.k/abcnews.al