Tentuan të trafikonin bomba me telekombandë drejt Malit të Zi, dy të arrestuar në Lezhë

schedule09:02 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 09:02 - 3 Dhjetor, 2020

Dy persona në Lezhë janë arrestuar pasi dyshohet kanë tentuar të transportojnë bomba me telekomandë drejt Malit të Zi. Njoftohet se pas një hetimi njëmujor, me finalizmin e operacionit “Distanca”, u vunë në pranga 33-vjeçari Erol Çiçi dhe 30-vjeçari Mariglen Gruda, banues në Durrës.

Të dy këta persona kanë qenë të dënuar edhe më parë,(Çiçi për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe Gruda për për vjedhje dhe prodhim e shitje narkotikësh), ndërsa njoftohet se u kapën  tek “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e M. G. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular. Njëra prej tyre ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

33-vjeçari dhe 30-vjeçari akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim.

Policia po vijon më tej hetim për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!