“Jam krenar për ty”, Anxhela Peristeri merr surprizën e këndshme nga vëllai

schedule22:50 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 22:50 - 2 Dhjetor, 2020

Këngëtarja Anxhela Peristeri mori një surprizë të këndshme mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë”. Përmes një videomesazhi nga Anglia, vëllai së bashku me bashkëshorten e tij përcollën disa fjalë të ëmbla për këngëtaren.

Anxhela të uroj shumë sukses në Festival, je një motër e mrekullueshme dhe shumë krenar për ty. Anxhela je një yll plot dritë që rrezaton gjithmonë mirësi dhe dashuri dhe shumë e talentuar dhe kemi shumë besim tek suksesi jot, të urojmë fitore, shumë shumë fat dhe me fitore.“, thuhet në mesazhin e tyre.

E surprizuar nga ky gjest i të vëllait, këngëtarja tha: “Dhe kunata dhe vëllai janë dy njerëz shumë të dashur për mua. Ata janë larg dhe nuk i shohim shumë shpesh. Jam shumë i lumtur dhe jam prekur që më në fund im vëlla mundi të bëjë një video sepse zakonisht është tip shumë i tërhequr, nuk ka qejf të jetë prezent as një rrjete sociale dhe as në televizione. Kjo do të thotë se më do vërtetë shumë dhe e falenderoj shumë.” /abcnews.al