Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, mund të largohet nga bardhezinjtë. Në fakt lojtari është jashtë planeve të Andrea Pirlos dhe po pret përfundimin e kontratës së tij, e cila përfundon në qershorin e ardhshëm.
Nuk përjashtohet as ndonjë mundësi që 33-vjeçari të largohet në janar dhe deri më tani interesimin më të madh e ka shfaqur RB Leipzig. Klubi gjerman kërkon ta rikthejë Khedirën në Bundesligë, aty ku ai hodhi hapat e parë më fanellën e Stuttgartit.
Ka qenë vetë trajneri i Leipzig, Julen Naglesmann, i cili i ka dhënë një sinjal juventinit përmes deklaratës së tij të fundit. “Më vjen keq që Sami është jashtë planeve të Juventusit. Ai do të përshtatej në shumë klube të Europës, pasi ka patur rol të rëndësishëm në ekipe si Real Madrid apo Juventus”, janë fjalët e gjermanit. /abcnews.al