Milan po i surprizon që të gjithë këtë sezon me startin fantastik që djemtë e Stefano Piolit kanë patur. Për këtë arsye drejtuesit kuqezinj nuk kanë humbur kohë për të nisur negociatat me disa nga lojtarët kryesorë të ekipit siç janë: Zlatan Ibrahimovic, Gianlugi Donnarumma apo dhe Hakan Calhanoglu.
Por sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, Milan ka nisur bisedimet edhe me Franck Kessie. Lojtari nga Bregu i Fildishtë është një nga shtyllat e “Djallit” dhe për drejtuesit ai konsiderohet shumë i rëndësishëm për të ardhmen e ekipit.
Kujtojmë që kontrata aktuale e 23-vjeçarit përfundon në qershorin e vitit 2022. Ish-lojtari i Atalantës mund të luajë ndeshjen e tij të 150-të me Milanin ditën e nesërme, në duelin kundër Celtic në Europa League. /abcnews.al