Një avion pasagjerësh u rrëzua në periferi të kryeqytetit të Arikës së Jugut të martën. Nga ngjarja mësohet se një person mbeti i vdekur, ndërsa u plagosën rreth 20 të tjerë.
Gjithashtu mësohet se katër prej tyre kanë qëndruar të bllokuar brenda avionit pas rënies. Zyrtarë të shërbimeve të emergjencave u shprehën për mediat se të gjithë të dëmtuarit janë në gjendje të rëndë ose kritike për jetën.
Avioni u përplas me një fabrikë, nga ku u plagosën edhe dy persona të tjerë. Ngjarja ndodhi pranë një aeroporti në zonën Wonderboom. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar arsyen që shkaktoi rënien e avionit.
/abcnews.al