U dëmtua në derbi, lideri i mbrojtjes së Dritës mbyll vitin

schedule18:33 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 18:33 - 1 Dhjetor, 2020

Drita në këtë fillim sezoni të IPKO Superligës së Kosovës po bën shumë mirë dhe është në garë me Ballkanin për të fituar titullin e dytë rresht në Kosovë. Ndërkohë që vazhdon me synimet e saj, një pengesë u ka dalë para gjilanasve.

Një nga liderët e skuadrës, Ardian Cuculi ka pësuar një dëmtim në krah në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Gjilanit dhe sot ka kryer një operacion në Shkup. Klubi njofton se gjithçka ka shkuar me sukses dhe ish-lojtari i Kukësit pritet të kthehet pas gjashtë javësh.

NJOFTIMI – “Operohet me sukses Ardian Cuculi. Sot në Shkup, mbrojtësi jonë Ardian Cuculi e ka kryer me sukses operimin në nyjen e krahut.

Cuculi në derbin e së dieles mori një lëndim ku u detyrua ta lëshoj fushën dhe në ekzaminimin e bërë rezultoi që kishte dëmtuar nyjen e krahut dhe është dashur që ti nënshtrohet operimit.

Operimi ka shkuar shumë mirë dhe me suksese ku shpresojmë që edhe rehabilitimi të shkojë mirë. Nga ky lëndim Cuculi do të jetë jasht ekipit për të paktën gjashtë javë”. /abcnews.al