Dynamo Kyiv është kundërshtari i radhës i Juventusit në Champions League. Bardhezinjtë presin në shtëpi skuadrën ukrainase, sfidë që do të luhet të mërkurën në mbrëmje.
Kampionët e Italisë kanë siguruar kualifikimin në raundin e 1/16 në turneun e më të fortëve, teksa e veçanta e kësaj ndeshje do të jetë arbitrja femër. UEFA ka zgjedhur t’i besojë gjykimin e kësaj ndeshje Stephanie Frappart.
Një vendim historik me 36-vjeçaren franceze që bëhet e para femër që do të vendosë drejtësi në një duel të Champions League. Kënaqësi e madhe edhe për Frappart.
Kjo e fundit ka gjykuar në Europa League sezonin e kaluar, teksa ishte arbitrja e parë në finalen e Superkupës së Europës midis Bayern-Munchen dhe Sevilla, që u fitua nga rekordmenët gjermanë. /abcnews.al