Në 24 orët e fundit në Vlorë janë konfirmuar 31 raste të reja me Covid-19. Burime bëjnë me dije për ABC se mes rasteve të reja janë dy mësues në dy shkolla 9-vjeçare dhe një nxënës.
Pozitivë kanë rezultuar edhe një punonjës pranë drejtorisë së Kufirit dhe një në polici. Raste të reja janë konfirmuar edhe pranë Sigurimeve Shoqërore, një në administratën e Universitetit së Vlorë dhe një tjetër pranë Bashkisë së Selenicës.
Personat e tjerë pozitivë janë kontakte të rasteve të konfirmuara më herët me Covid-19. Aktualisht në Vlorë janë 974 raste aktive me koronavirus./mv.abcnews.al



