Ajo që pritej ndodhi. Ditën e sotme është konfirmuar dëmtimi që sulmuesi i Real Madrid, Eden Hazard, pësoi në duelin kundër Alavesit. Ylli belg u zëvendësua direkt pas pjesës së parë, pasi nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen.
Parte médico de Hazard.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 30, 2020
Ka qenë vetë klubi madrilen që ka konfirmuar lajmin, përmes një postimi në faqen zyrtare. “Pas testeve të kryera në ditën e sotme ndaj Eden Hazard nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, lojtari është diagnostikuar me një dëmtim muskular në kofshën e djathtë”, shkruhet në deklaratën e Realit.
Ende nuk dihet koha e saktë se sa Hazard do të qëndrojë jashtë fushave. Në ditët në vijim ai pritet t’i nënshtrohet një tjetër testimi për të parë sërish shkallën e dëmtimit. Vetëm disa ditë më parë sulmuesi mposhti Covid-19, por mesa duket fati nuk është me të edhe në këtë sezon. /abcnews.al