Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pjesë e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se borxhi në Shqipëri po kthehen në një rrezik më të madh se pandemia.
“Mina me sahat mbetet borxhi publik. Është pranuar që ai u rrit këtë vit dhe zyrtarisht ka arritur në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Duke përfshirë dhe detyrimet e prapambetur dhe detyrimet jashtë bilanci të PPP-ve, borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së, duke arritur në nivele të paqëndrueshme, duke u kthyer në një rrezik edhe më të madh se pandemia, në momentin që kjo e fundit, me shpresë, do të mbarojë dhe vendi do të përqendrohet te rimëkëmbja”, shkruan Topalli.
Topalli nënvizon se borxhi publik është një minë me sahat dhe se sipas saj buxheti i shtetit i 2021 përbën një situatë alarmante.
Statusi:
Borxhi po kthehet ne nje rrezik edhe me te madh se pandemia!
Buxheti i shtetit i 2021 ka kaluar pa zhurme, kur ne fakt ai perben nje alarm.
Mina me sahat mbetet borxhi publik. Eshte pranuar që ai u rrit këtë vit dhe zyrtarisht ka arritur në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Duke përfshirë dhe detyrimet e prapambetur dhe detyrimet jashtë bilanci të PPP-ve, borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së, duke arritur në nivele të paqëndrueshme, duke u kthyer në një rrezik edhe më të madh se pandemia, në momentin që kjo e fundit, me shpresë, do të mbarojë dhe vendi do të përqendrohet te rimëkëmbja.
Sipas analisteve te ekonomise:
-“Paradoksi tjetër është që angazhimi kontraktual me koncesionet i lë më pak hapësirë buxhetit që të përdorë paratë e taksapaguesve në emergjencën e krijuar nga Covid-19.
Ironikisht, fondet e parashikuara në buxhet për përballimin e pandemisë janë po rreth 14.2 miliardë lekë (7.2 miliardë lekë për shëndetësinë, 4.5 miliardë lekë për rritjen e pagave të mjekëve dhe 2.5 miliardë lekë për rritjen e asistencës dhe papunësisë).
Ne projektbuxhetin e vitit 2021, fondi në dispozicion për 13 kontrata koncesionare aktive, sipas parashikimeve në relacionin e projektbuxhetit 2021 është 14.5 miliardë lekë (gati 120 mln euro), me rritje 42% në krahasim me 2020-n. Gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se në pjesën më të madhe, në këto kontrata, risku financiar është marrë përsipër nga shteti (vlera e disa prej tyre vijon të rritet çdo vit), ndërsa raporti kosto – përfitime nuk po anon nga taksapaguesit.
-Mungesa e transparencës për rindërtimin është një tjetër element. Buxheti parashikon një fond për rindërtimin prej 28 miliardë lekësh (rreth 230 milionë euro), por në tabelat dhe relacionin e tij nuk është bërë asnjë parashikim i detajuar, për mënyrën se si do të shpenzohen fondet.”
Pabarazie dhe pasiguria jane binomi i trishtimit dhe i ikjes nga ky vend.
As nuk ka shprese as nuk ka me perspektive nese nuk largojme Edi Ramen dhe ata qe e mbajne ne qeveri per interesat e tyre financiare!/abcnews.al/