Bylisi regjistroi sot barazimin e dytë rresht, pas atij ndaj Tiranës në javën e shkuar. Ballshiotët kishin përballë Teutën, që luajti shumë minuta të pjesës së dytë me një lojtar më pak, por goli nuk erdhi as këtë herë.
Pas ndeshjes për Supersport foli Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, që te skuadra e tij nuk gjen një sulmues finalizues dhe pret merkaton e dimrit për ta gjetur.
“Na mungon goli. Vendosëm të luanim dy sulmues për të arritur te rrjeta. Them se do e zgjidhim këtë çështje. Presim kohën për të sjellë sulmues dhe ta mbyllim.
Ne luajmë mirë, krijojmë raste dhe për fat të keq nuk shënojmë dot. Tirana ishte ekip i fortë dhe Teuta gjithashtu, kështu është një faktor mos arritja te rezultati”, u shpreh Dovedan. /abcnews.al