Problemet ligjore të Kodak Black mund të jenë të vështira për t’u zgjidhur, por ai po shfrytëzon një mundësi për të zbardhur sa më shpejt çështjen e tij. Reperi i është drejtuar presidentit Donald Trump me shpresën se do ta falë, duke ofruar një shumë të caktuar parash për bamirësi.
Kodak u zotua të japë 1 milion dollarë për bamirësi pasi të dalë nga burgu, duke thënë: “Nëse presidenti më liron, unë do të shpenzoj 1 milion dollarë për bamirësi brenda vitit të parë që do të dal. Kjo është gjithçka”.
Kodak po vuan dënimin 46 mujor pasi kishte falsifikuar informacionin mbi formularët federalë për të blerë disa armë zjarri. Ai u akuzua gjithashtu për posedim të paligjshëm të marijuanës.
Sipas TMZ, ekipi juridik i Kodak thuhet se u takua me Trump përsëri në shtator, duke argumentuar se masa e dhënë ndaj tij është shumë e ashpër. Ata paraqitën një peticion me shpresën për të zbutur dënimin e tij. /abcnews.al


