Real Madrid nuk po arrin të tregojë vazhdimësi. Në mesjavë fitoi lehtësisht 1-2 sfidën e Champions League ndaj Interit, teksa sonte ka humbur me të njëjtin rezultati në La Liga kundër Alaves.
Kampionët në fuqi pësuan nga një gol për pjesë dhe regjistruan humbjen e dytë në shtëpi pas asaj me Cadiz. Miqtë fituan një penallti të dyshimtë në minutën e pestë, që u kthye në gol nga Lucas Perez.
Eden Hazard pësoi një tjetër dëmtim pas gjysmë ore lojë dhe i la vendin brazilianit Rodrygo. Të gjithë prisnin golin e barazimit, por Alaves shënoi sërish në minutat e para të fraksionit të dytë të ndeshjes.
Eden Hazard injured AGAIN as Real Madrid star goes off after just 28 minutes with Los Blancos trailing to Alaves https://t.co/5Bk7cmpvBi
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) November 28, 2020
Gafë e Courtois dhe gol i Joselu. Ekipi i Zidane e vuajti shumë disavantazhin e dyfishtë, por ia doli të rihapte ndeshjen në minutën e 86-të me anë të Casemiro.
Mesfushori brazilian përfitoi nga një rrëmujë në zonën mike, por ishte tepër vonë për të evituar humbjen dhe Alaves festoi në fund fitoren madhështore përballë kampionëve në fuqi. /abcnews.al
La Liga, java e dhjetë
Real Madrid-Alaves 1-2
(Casemiro 86′ / Perez (pen) 5′, Joselu 49′)