VIDEO/ Jetmir Topalli gjen golin e parë, i shënon trajnerit të çmendur në Turqi

schedule13:54 - 28 Nëntor, 2020

schedule 13:54 - 28 Nëntor, 2020

Minuta e 95-të, Gaziantep ishte në fitore 2-1 kundër Yeni Malatyaspor. Një shqiptar ua prishi festën, duke u shënuar golin që u hoqi dy pikë. Jetmir Topalli, në sulmin e fundit të skuadrës së tij, pranë portës nuk mund të gabonte dhe e dërgoi topin në rrjetë dhe regjistroi golin e parë në Superligën turke.

https://twitter.com/i/status/1332663473227042821

2-2 dhe për Marius Sumudica dhe lojtarët e tij rikthehet makthi i barazimit Karagumruk, kur e kishin pësuar po në minutën e 95-të. Madje atëherë pati edhe një shkundje të mirë për futbollistët e skuadrës turke,

Trajneri Sudumica u tregua i ashpër me futbollistët, teksa u drejtohej me fjalët e mposhte: “Nëse nuk tregohemi të përgjegjshëm, nuk ia dalim mbanë. Duhet të tregohemi të përgjegjshëm, të gjithë. Për 50 sekonda, humbasim 3 milionë lira turke, nga paga jonë.

Humbasim 30.000 lira turke bonus. Humbasim 2 pikë, jemi në vendin e 14-të dhe tani nisin të na kafshojnë. Ju ka hyrë frika”, thoshte trajneri, i cili bënte edhe një gjest shoqërues dhe vijonte me kritikat e tij.

“Pse nuk flisni, më thoni? Pse nuk flisni? I shihni personat pas jush? Shikoni, i shihni njerëzit që janë pas jush? A e dini sa e kanë pagën? 1500-2000 lira turke. I presin bonuset si të çmendur. Si të çmendur! Dhe në vetëm 50 sekonda ju shkatërruar gjithçka! Pse? Dhashë gjithçka nga vetja këtë javë! Gjithçka! Kaq po u them!”. /abcnews.al