Ky 28 Nëntor po festohet ndryshe këtë vit, ndikuar nga pandemia e Covid-19 që nuk lejon grumbullimet. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar fierakët të sjellin një atmosferë ndryshe.
Për festën e Pavarësisë një grup të rinjsh zgjodhën të bënin një paradë me makina Rally, kuaj dhe flamuj.
Ata kanë përshkuar rrugët e qytetit të Fierit me makinat dhe kuajt që i kishin veshur me flamuj të kuq. /abcnews.al