Ambasadori britanik në Dibër

schedule14:43 - 18 Tetor, 2017

schedule 14:43 - 18 Tetor, 2017

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka paralajmëruar sekuestrimin e aseteve të grupeve kriminale shqiptare në Britaninë e Madhe. Duke folur ne Diber, nga ku kanë shkuar në Britani shumë emigrantë, ambasadori Norman tha se autoritetet e dy vendeve bashkëpunojnë përballë elementevë kriminalë.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve në Angli akuzohen për krime të ndryshme, midis të cilëve gjenden edhe trafikantë të qenieve njerezore. Eshtë ambasadori i britanisë së madhe në Shqipëri që jep detaje mbi numrin dhe zonat e shqipërisë nga janë personat me rekorde kriminale.
Nga Dibra ambasadori Duncan tha se bashkëpunimi është në qendër të marrëdhënieve midis dy vendeve. Madje është zhvilluar edhe një takim ku është folur për sekuestrimin e aseteve të krimit
Një drejtesi e mirë do të ndihmonte Shqipërinë në fushën e investimit.Pritshmëritë e shtetit britanik janë fokusuar në zbatimin e procesit të vettingut.
Ambsadori britanik ndodhej ne Diber per tu njohur me mire me zonat jashtë kryeqytetit.
Duncan foli edhe për infrastrkturën e cila do t’i jepte më shumë zhvillim të gjithë vendit.
“Shqiptarët vijnë nga rajone në veri të Shqipërisë, nga Kukësi, Dibra, Shkodra. Rreth 60% e shqiptareve në Britani janë në vëmendje të autoriteteve për krime të ndryshme’, tha Norman.
“Duhet bashkëpunim i mirë me autoritetet shqiptare, Reforma në Drejtësi është me rëndësi në Shqipëri. Luftë kunder krimit i sherben tërheqjes së investimeve të huaja. Ne presim të shohim zbatimin e Vettingut. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me Ministrinë e Brendshme per ceshtjen e azilkerkuesve. Kemi ofruar mbeshtetje konkrete per institucionet”