Rinovime te Ballkani, kryesuesit e IPKO Superligës “blindojnë” 6 futbollistë

schedule21:16 - 27 Nëntor, 2020

schedule 21:16 - 27 Nëntor, 2020

Ballkani ka si objektiv titullin kampion në Kosovë dhe gjithçka po shkon në mbarë. Skuadra nga Suhareka kryeson IPKO Superligës e Kosovës me 32 pikë pas javës së 13-të.

Klubi ka investuar në merkato, trajneri Munishi ka një kontingjent të pasur lojtarësh në dispozicion, teksa sot është arritur edhe akordi i rinovimit me gjashtë prej tyre.

Arbër Prekazi, Egzon Sinani dhe Albin Kapra kanë zgjatur bashkëpunimin me klubin dardan deri në vitin 2023. Blend Baftiu ka firmosur deri në vitin 2022, ndërsa dyshja Edvin Kuc dhe Kushtrim Gashi, do të jenë pjesë e Ballkanit deri në vitin 2024. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!