Rosat e lezetshme të gomës janë ndoshta një nga lodrat më të njohura të dushit, për fëmijët. Ato duken shumë të pafajshme nga jashtë, por janë një kërcënim real për shëndetin e fëmijëve. Gjithçka ka të bëjë me anën e brendshme të tyre, që nuk e shohim dot.
Nëse e prisni një rosë gome që është e përdorur për një kohë, mund të tronditeni nga ajo çfarë do të shihni brenda.
Rezulton, që një banjo e ngrohtë dhe e lagësht krijon kushtet e përsosura për rritjen e baktereve dhe kërpudhave, dhe lodrat e banjës nuk bëjnë përjashtim. Me kalimin e kohës, sipërfaqja e brendshme e lodrës ndotet dhe pastaj të gjitha këto baktere dhe kërpudha dalin nga lodra kur fëmija e shtrëngon atë. Shto këtu dhe bakteret e trupit të fëmijës në ujë pasi lahet, rreziku është akoma më i madh. Kjo nuk vlen vetëm për rosat, por edhe për lodrat e tjera me materiale të ngjashme./e.b-abcnews.al