COVID-19/ Vullnetarët tregojnë efektet anësore të vaksinave Moderna dhe Pfizer

schedule10:34 - 27 Nëntor, 2020

schedule 10:34 - 27 Nëntor, 2020

Vullnetarët në SHBA, të cilët u vaksinuan me dy nga vaksinat kryesore në luftën kundër koronavirusit kanë folur për efektet anësore pas vaksinimit.

Këtë muaj, Moderna dhe Pfizer njoftuan se kandidatët e tyre të vaksinës  kishin treguar 95 për qind efektivitet.

Jennifer Haller, e cila u injektua në 16 mars me vaksinën eksperimentale të Moderna në Seattle, tha WVPI-TV se ajo kishte vetëm efekte anësore të lehta.

“Unë mora dy doza të vaksinës me katër javë diferencë”, ka deklaruar ajo.

“Sa herë që merrja një dozë,  kisha dhimbje, por të nesërmen nuk kisha asnjë efekt tjetër anësor”.

Haller ishte personi i parë që u vaksinua me Moderna, si pjesë e provës së parë njerëzore të një vaksine për të parandaluar virusin. Ndërkohë, Daniel Horowitz nga Kalifornia, i cili mori pjesë në provën e vaksinës për COVID-19 të Pfizer në shtator, përshkroi simptoma të ngjashme me gripin.

Sidoqoftë, ai deklaroi se pas marrjes së dozave përkatëse, efektet anësore që kishte ishin të lehta.

Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore ka deklaruar se efektet anësore më të zakonshme ishin një shenjë nga organizmi ynë që po fillon të krijojë anti-trupat e nevojshëm kundër një sëmundjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!