U kapën me mbi 4 kg heroinë, shkon në 6 numri i të arrestuarve në Elbasan

schedule09:48 - 27 Nëntor, 2020

schedule 09:48 - 27 Nëntor, 2020

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit që u zhvillua një ditë më parë në Elbasan, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kështjella”, ku një ditë më parë u kap dhe u sekuestrua 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, është arrestuar shtetasi G. H., 36 vjeç.

Sipas policisë 36 vjeçari ishte personi që i siguronte dhe drogën grupit që u arrestua një ditë më parë.

Ndërkohë një ditë më parë janë arrestuar shtetasit Hazis Musai, Xhulio Musai, Danjel Xheliaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj dhe janë sekuestruar 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë  kanabis, automjeti që u gjetë lënda narkotike dhe 4 aparate celular.

LEXO EDHE: EMRAT/ U kapën me mbi 4 kg heroinë, kush janë 5 të arrestuarit në Elbasan

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni “Kështjella”.

Kapet dhe vihet në pranga dhe 1 tjetër shtetas i implikuar.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Kështjella”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, si rezultat i të cilit u arrestua 1 shtetas dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë  kanabis, automjeti që u gjetë lënda narkotike dhe 4 aparate celular ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Si rezultat i  hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!