Bayern Munchen vazhdon të shfaqet dominues në Champions League. Kampionët në fuqi fituan 3-1 në shtëpi kundër Salzburg mbrëmjen e kaluar, duke siguruar kualifikimin më tej. Skuadra bavareze, bashkë me Manchester City dhe Barcelonën, janë të vetmet që kryesojnë grupet e tyre me pikë të plota.
Hans-Dieter Flick, trajneri i rekordmenëve gjermanë, vlerëson suksesin e djemve të tij në prononcimin e dhënë për Sky Sport, tregon se çfarë nuk i pëlqeu në pjesën e parë dhe e mbyll fjalën e tij me elozhe për Manuel Neuer, autor i disa pritjeve fantastike ndaj rivalëve austriakë.
“Kualifikimi në raundin e 1/16 të Champions League, ishte objektivi ynë kryesor dhe e realizuam. Në pjesën e parë e dorëzonim shumë lehtë topin, nuk ishim shumë të përqendruar. Duhet të paraqitemi më mirë, por jam i kënaqur me arritjen e djemve.
Kemi luajtur katër ndeshje dhe i kemi fituar të katërta. Neuer? Manuel ka qenë i jashtëzakonshëm që prej momentit që kam qenë trajner. Është tmerrësisht e vështirë t’i shënosh gol atij, është një portier me reflekse të pabesueshme“, deklaron Flick. /abcnews.al