‘Lufta’ për Festivalin e Këngës dhe Eurovizionin, Rosela Gjylbegu: Ja përse nuk e kam qëllim!

schedule18:31 - 26 Nëntor, 2020

schedule 18:31 - 26 Nëntor, 2020

“Vashëzo” është kënga me të cilën këngëtarja Rosela Gjylbegu merr pjesë këtë vit në Festivalin e RTSH-së.  Këtë të enjte ajo ndau në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi momentet pse vendosi të garoj.

“Kënga që kam zgjedhur është e qëllimtë sepse mendova që të gjithë do e parashikonin Roselën me një baladë, nuk doja të isha e parashikueshme. Më duhej një këngë që ta këndonin të gjithë që nga fëmijët, mosha e re, adoleshentet dhe ka rezultuar kështu sepse është fetive e gëzueshme”.

Por sa e ka qëllim të arrijë Eurovizionin, Rosela?

“Eurovizioni për mua nuk është qëllim në vetvete. Edhe kur shkuam atje me Anjezën që ishim të parët, ndoshta ngaqë e kam prekur këtë magji, nuk e kam luftën që po bëhet me të tjerët. Ideja është kënga a do luhet, a do pëlqehet nga publiku”.

Sipas saj “Vashëzo” do ta mbajnë mend, pasi edhe kur i telefonojnë tashmë nuk i thërrasin Rosela por vashëzo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!