Ariu sulmon punëtorin e hidrocentralit

schedule12:34 - 7 Korrik, 2018

schedule 12:34 - 7 Korrik, 2018

Një ari ka sulmuar dhe ka dëmtuar rëndë një 36-vjeçar. Ai është Shehap Dafku,  punëtor i hidrocentralit nga fshati Brekie. Ngjarja ndodhi në orën 6 të mëngjesit të së shtunës, kur Dafku po shkonte në punë.

Nga fshati Brekie i Kukësit, 36-vjeçari që qëndron në shtrat u sulmua nga ariu mëngjesin e kësaj të shtune. Shehap Dafku, punonjës i hidrocentralit, ishte vetëm 100 metra larg rrugës Kukës-Shishtavec, kur kafsha e egër iu hodh sipër.

Jemin Dafku: “Në të gjithë trupin. Nuk ka pjesë të trupit pa plagë”.

Por duket se ky sulm nuk është nje rast. Banorët e zonës thonë se arinjtë janë kthyer në rrezik për ta.

Isen Dafku: “Përderisa ka sulmuar këtë në moshën më të mirë, fëmijët i mbyt ai”.

36-vjeçari aktualisht është shtruar në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Vitin e kaluar  dy persona në zonat e thella të Kukësit kanë rënë preh e sulmeve nga kafshët e egra, konkretisht arinjve./abcnews.al