Një sasi mbi 4 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë është sekuestruar mesditën e sotme në Elbasan.
ABC ka siguruar detaje të reja nga ky operacion ku mësohet se droga ishte e fshehur në bagazhin e një makine tip Citroen. Ndër të tjera gazetari Aldo Kozarja raporton për Abc se lënda narkotike ishte kamufluar mes druve në bagazhin e makinës.
LEXO EDHE: Sekuestrohet mbi 4 kg heroinë, arrestohen tre persona në Elbasan
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 5 persona, të cilët ndodheshin në makinë e cila dyshohet se është nisur nga Turqia dhe destinacionin e saj final e ka pasur në Greqi.
Burime bëjnë me dije se të arrestuarit janë: Hazis Musai, Xhulio Musai, Danjel Xheliaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj. /abcnews.al