Kostaq Papa ngatërron fjalët në Kuvend: Jemi popull i vogël! Qeveria të veprojë sipas OBSH

schedule14:04 - 26 Nëntor, 2020

schedule 14:04 - 26 Nëntor, 2020

Deputeti i opozitës Kostaq Papa ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Kuvend se duhet shmangur një mbyllje e dytë pasi përndryshe ekonomia e vendit do të rrënohej.

Ai ngatërroi disa nga fjalët gjatë deklaratë së tij, megjithatë theksoi se qeveria duhet të bindet nga OBSH për të garantuar një kurim në banesë në kushte të favorshme.

“Ajo që është më e rëndësishme mbyllja jo të shikohet si çështja e fundit, por mos të shikohet fare. Mund të kemi alerinim (alternim) të orëve por asnjëherë mbyllje.

Duhet të tregohemi të përgjegjshëm sepse jemi një popull i vogël sepse një krizë e re do na dëmtonte shumë. Ju duhet të bindeni nga OBSH. Kurimi në banesë është alarmant. Kurimi në banesë duhet të bëhet në kushte të favorshme.”, tha Kostaq Papa./mv.abcnews.al