Shtëpia e Bardhë konsideron heqjen e kufizimeve të udhëtimit për vendet europiane

schedule09:13 - 26 Nëntor, 2020

schedule 09:13 - 26 Nëntor, 2020

Administrata e Donald Trump po konsideron heqjen e kufizimeve të udhëtimit të vendosura për udhëtarët europianë marsin e kaluar, për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Task Forca e Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 është në favor të një plani për heqjen e ndalimit  që u vendos për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë, që mbërrinin në SHBA nga Brazili, Britania e Madhe, Irlanda dhe 26 vende të tjera europiane, përfshirë Italinë.

Ky lehtësimi nuk vlen për Kinën dhe Iranin.

“Presidenti ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar”, sipas burimeve zyrtare.

Shumë zyrtarë të administratës argumentojnë se kufizimet nuk kanë më kuptim, sepse shumica e vendeve në botë nuk u nënshtrohen ndalimeve të hyrjes.

Për më tepër, heqja e ndalimit do të siguronte një nxitje për linjat ajrore amerikane, që kanë parë një rënie të udhëtimeve ndërkombëtare me 70%. Sidoqoftë, një pengesë e mundshme është fakti që vendet europiane nuk ka të ngjarë t’i lejojnë menjëherë amerikanët të udhëtojnë në kontinent./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!