Parlamenti bullgar ka refuzuar projektin, të paraqitur në gusht nga kryeministri Bojko Borisov për të rishkruar kushtetutën, në një përpjekje për të zbutur krizën politike.
Ky propozim, i kritikuar kohët e fundit nga Komisioni i Venecias, organi këshillimor i Këshillit të Europës për çështjet kushtetuese, mori vetëm 110 vota pro, ndërkohë që duhej një shumicë e kualifikuar prej 160 deputetësh nga 240, që procedura të mund të miratohej.
Qeveria konservatore nisi një iniciativë të tillë në përpjekje për të dobësuar lëvizjen e protestës, e cila denoncon ashpër lidhjet e saj të pretenduara me oligarkinë.
Por ky vendim, i parë si një manovër për të blerë kohë dhe për të qëndruar në pushtet derisa të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme në mars 2021, provokoi një reagim të fortë nga demonstruesit.
Përleshjet me policinë lanë më shumë se 45 të plagosur në Sofje në fillim të shtatorit./abcnews.al