Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani është infektuar me koronavirus.
Hasani nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” njoftoi se ka kryer testin për COVID-19, për të cilin rezultoi pozitiv. Ai bën me dije se ka simptoma të lehta dhe se është karantinuar duke respektuar masat anticovid.
Gjithashtu ai i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Statusi:
Të nderuar miq !
Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.
Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.
Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore.
Me respekt,
Nait Hasani.
/abcnews.al/