Policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë ka arrestuar 5 persona të akuzuar si shpërndarës të dozave të heroinës dhe kokainës në lokalet e natës në Tiranë. Operacioni i koduar “Porosia e natës” është zhvilluar në kuadrin e “Forcës së ligjit”.
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë goditën një grup personash të dyshuar për shpërndarjen e kokainë dhe heroinës në lokalet e natës në kryeqytet. Pas shtatë muajsh hetim me metoda speciale, operacioni i koduar “Porosia e natës” çoi në pranga pesë persona. Për katër prej tyre ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re””
Gjatë operacionit të zhvilluar në kuadrin e operacionit madhor “Forca e ligjit” sekuestruar përzierës për lëndër narkotike, doza narkotike të llojit kokainë dhe heroine, telefona celular, 3 automjete dhe një një sasi lekësh dhe eurosh.
Sipas Skënderajt në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më parë 5 persona dhe se materialet i janë përcjellë prokurorisë për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në bashkëpunim” dhe “përshtatje e lokaleve për prostitucion”./abcnews.al