Edhe pse më së shumti janë moshat e thyera ato që po e paguajnë më shtrenjtë këtë valë të dytë të përhapjes së Covid 19, një vëzhgim i thjeshtë vërteton se pikërisht këto mosha janë më neglizhente në zbatimin e masave mbrojtëse.
Sipas drejtorisë së Shëndetit Publik të Fierit, pensionistët zënë përqindjen më të madhe të të infektuarve të ditëve të fundit.
Edhe pse janë të vetëdijshëm për rrezikun e virusit kjo nuk i ka ndaluar të grumbullohen në parqe për të kaluar kohën me shokët.
“Pensionistët, s’ke se çfarë i do, le të vdesin”, shprehet një i moshuar.
Sipas Ministrisë së Shendetësisë Covid 19 në Fier po përhapet me shpejtësi duke u renditur në vendin e dytë, pas Tiranës, me 1333 raste aktive.
Vetëm një ditë më parë ministria e shëndetësisë raportoi 85 raste të reja nga të cilat 21 në Patos dhe pjesa tjetër në qytetin e Fierit. Mes të infektuarve në Patos janë 2 shoferë taksie, edukatorë kopshti dhe mësues. Raste të shumta janë raportuar edhe mes radhëve të policisë. Ndërkohë që në të gjitha institucionet kryesore prej kohësh janë vatra aktive të infeksionit./abcnews.al