Ka qenë një atentat i dështuar ai që tronditi banorët e zonës pranë stadiumit në Elbasan.
Gazetari Aldo Kozarja bën me dije për abcnews.al se gjatë mesditës është qëlluar me armë zjarri ndaj një makine në lëvizje, por plumbat nuk kanë kapur objektivin.
Burime bëjnë me dije se nga atentati është plagosur lehtë një person, i identifikuar si Ervis Caushllari, i cili pas marrjes së ndihmës së parë u largua nga spitali.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat.
Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat 10 persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes. /abcnews.al