Me fjalët e shkrimtarit Ismail Kadare, kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur të thumbojë opozitën për akuzat në kohë pandemie. Ai ka postuar një foto të Kadaresë duke shkëputur një citim të shkurtër të tij.
“Nuk jam i sigurt se ky agresion audiovizual është diçka e mirë”, thuhet në mesazhin e Kadaresë të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama.
Prej ditësh opozita dhe qeveria janë përfshirë në disa replika ku kryedemokrati Lulzim Basha e akuzon për fshehje të numrit të viktimave, ndërkohë që kryeministri Edi Rama i cilëson deklarata të ulëta që përhapin panik./mv.abcnews.al