Dhjetra metër linear kabëll elektrik është vjedhur natën në rrugën nacionale Korçë – Ersekë. Ngjarja është konstatuar mëngjesin e së premtes nga subjekti që ndërton rrugën, i cili ka bërë edhe denoncimin në polici. Sipas policisë janë vjedhur linjat e ndriçimit, në disa segmente të aksit nacional, në të cilat ka përfunduar rikonstruksioni. Vjedhjet në Korçë vazhdojne të mbeten në shifra alarmante. Policia e Korçës bën të ditur se në 10 ditët e fundit janë vjedhur 16 banesa dhe biznese. Vetëm për 5 ngjarje policia ka mundur të identifikojë autorët. /abcnews.al
Hajdutët lënë pa ndriçim rrugën nacionale Korçë-Ersekë
schedule10:12 - 6 Korrik, 2018
schedule 10:12 - 6 Korrik, 2018