Indrit Tuci, sulmuesi i kombëtares Shpresa është shfaqur protagonist sot në ndeshjen e Lokomotiva Zagreb ndaj Hajduk Split.
Talenti ka arritur të gjejë golin e parë në kampionat për këtë sezon, teksa në minutën e 56-të ka barazuar golin e shënuar nga Hajduk Split me Caktas në minutën e 12-të.
Sulmuesi e nuhati mirë aksionin e skuadrës së tij dhe u gjend në vendin dhe kohën e duhur, duke shtyrë sferën në rrjetë, pas pritjes së portierit ndaj goditjes së Francesco Tahirajt. /abcnews.al