Rekord rastesh fatale nga koronavirusi janë regjistruar sot në vend. Ndërsa ditë pas dite rritet numri i viktimave nga Covid-19, ditën e sotme humbën jetën edhe 19 persona të tjerë.
Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se, betejën me sëmundjen nuk e fituan 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetarë nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.
Ndërkohë, sa i përket situatës në spitale, njoftohet se tek Covid-1, 2 dhe 3 po trajtohen 455 pacientë. Prej tyre, 21 ndodhen në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar.
Nga ana tjetër, në 24 orë, janë shëruar nga koronavirusi 436 persona duke e çuar në total numrin në 16,666.
COVID-19 – Statistika (24 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 744
Të shëruar ne 24 orë 436
Të shtruar në spitale 455
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 2.505
Testime totale 177.705
Raste pozitive 34.300
Raste të shëruara 16.666
Raste Aktive 16.899
Humbje jete 735
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8703
Fier 1333
Durrës 1246
Korçë 951
Shkodër 875
Vlorë 827
Elbasan 795
Lezhë 673
Berat 510
Gjirokaster 474
Kukës 362
Dibër 150 s.b/abcnews.al/