Qytetarët s’i binden Komitetit Teknik, nuk respektohet distanca

schedule15:26 - 24 Nëntor, 2020

schedule 15:26 - 24 Nëntor, 2020

Nga Xhensila Kodra

Vendimi i Komimetit Teknik të Ekspertëve nuk po zbatohet nga qytetarët. Shohim një mos ndërgjegjësim të tyre. ABC kreu një vëzhgim në disa zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në qendër të qytetit, gjatë paradites vihej re një numër i lartë i qytetarëve, kryesisht pranë sheshit Skënderbej. Shumë prej tyre kanë shijuar rrezet e diellit duke bërë shëtitje apo duke qëndruar në stola.

Një pjesë e tyre me maska, të tjerë edhe pse të vendosura, i mbanin të ulura në mjekër. Atmosfera festive e vitit të ri ka prekur qytetarët që janë parë të shumtë pranë pemës dekorative. Në foto natyrisht maskat hiqen.

Nga vëzhgimi që ABC kreu për disa orë, nuk u vunë re kontrolle nga forcat e rendit apo ato bashkiake.

E tillë paraqitet situata edhe në disa stacione transportit publik. Edhe brenda autobusëve u vu re një numër i lartë pasagjerësh, të cilët edhe pse me maska, ruajtja e distancës është e pamundur për shkak të kapacitetit të lartë të tyre. /abcnews.al