Zemaj: Shifrat vijojnë të jenë alarmante, duhet të bëhemi bashkë kundër COVID-19

schedule15:25 - 24 Nëntor, 2020

schedule 15:25 - 24 Nëntor, 2020

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj, deklaroi se situata e COVID-19,  këtë javë në Kosovë ka qenë e qëndrueshme, në sajë të respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

Por pavarësisht situatës së qëndrueshme gjatë kësaj jave, Zemaj shtoi se shifrat vijojnë të mbeten alarmante.

“Numrat janë alarmante dhe për ta ndryshuar gjendjen duhet të ndryshojmë sjelljen. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë po bëjnë gjithçka për të përballuar këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi|, u shpreh ai.

Gjithashtu ai shtoi se nëse do të respektohen masat anticovid atëherë mund të parandalohet përhapja e virusit.

“Nëse ne vazhdojmë të ruajmë ritmin e disiplinës dhe kujdesit, atëherë mundtë ulet rreziku. Në këtë mënyrë ulim edhe mbingarkesën nga spitalet duke besuar në rikthimin e jetës normale”, tha më tej ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!