Një studim i ri i botuar në revistën “The Lancet Psychiatry” zbuloi se Covid-19, veçanërisht në formë të rëndë mund të ndikojë tek njerëzit që nuk kanë vuajtur më parë nga çrregullime mendore. Studimi tregon se gati një në pesë pacientë me Covid-19 do të zhvillojnë një çrregullim mendor brenda 90 ditëve të ardhshme pas diagnostikimit me Covid.
Çrregullimet e ankthit, depresioni dhe pagjumësia janë simptomat më të zakonshme midis atyre që janë rikuperuar nga sëmundja, por më pas shfaqin probleme psikologjike në një shkallë më të madhe ose më të vogël. Personat e moshuar mbi moshën 65 vjeç që janë prekur nga Covid-19 kanë gjithashtu më shumë gjasa të preken nga çrregullimet mendore.
Gjithashtu, studimi zbuloi se brenda tremujorit të ardhshëm, 18 përqind e pacientëve përjetonin ankth, depresion, pagjumësi apo ndonjë problem tjetër, një normë pothuajse dyfishi krahasuar me rastet e mëparshme. Njerëzit me një çrregullim paraekzistues kishin 65 përqind më shumë gjasa të prekeshin nga virusi sesa ata pa probleme të tilla. /abcnews.al