Ahmetaj: P/ligji për teatrin respekton “vijën e kuqe” të artistëve

schedule14:58 - 5 Korrik, 2018

schedule 14:58 - 5 Korrik, 2018

Në diskutimin parlamentar lidhur me projektligjin e sjellë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, refuzimi i së cilës prej muajsh u kthye në kauzë të grupeve të ndryshme interesit, por edhe opozitës shqiptare, kjo e fundit regjistroi 40 deputetë në listën e folësve për të dhënë argumentat e saj.

Në 16 deputetët e regjistruar nga mazhoranca për këtë pikë të rendit të ditës, shefi i ekzekutivit, Edi Rama, nuk bënte pjesë, duke lënë për shpjegim të projektligjit, nga një person përgjegjës, vetëm fjalën e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj edhe kjo e mundësuar vetëm pas këmbënguljes së opozitës.

Korruptiv dhe kriminal e quan opozita projektligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe këtë e bazon në dy argumenta kryesore, vjedhjen e pronës publike, por edhe vlerave historike e kulturore të vendit.

Denoncimi, për mazhorancën zhvlerësohet, kur vjen nga kush pushtetin e ka përdorur në dëm të këtij qyteti. Është kjo sjellje dhe kjo paligjshmëri e institucionalizuar sipas ish-kryeministrit Berisha, ajo që lë Shqipërinë jashtë Europës.

Projektligji në fjalë prej muajsh është në qendër të opinionit publik duke shkaktuar diskutime në tryeza të ndryshme, debate dhe së fundmi një peticion drejtuar institucioneve kryesore në vend për refuzimin e tij./abcnews.al