420 tërmete në 24 orë/ Sizmologët: Lëkundjet do të vijojnë

schedule13:52 - 5 Korrik, 2018

schedule 13:52 - 5 Korrik, 2018

Në 24 orë vendin e kanë goditur 420 tërmete, 20 prej të cilëve janë ndjerë nga qytetarët. Kjo sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit specialistët e të cilit thonë se lëkundjet e tokes do të vijojnë deri në qetësimin e plotë sizmik të zonës së Gjirit të Lalëzit, e cila ishte dhe epiqendër e tërmetit të së mërkurës.

Lëkundjet e tokës do të vijojnë deri në çlirimin e plotë të energjisë së akumuluar në zonën e Gjirit të Lalëzit ku ishte dhe epiqendra e tërmetit prej 6 ballësh që goditi vendin të mërkurën.

Shpjegimi vjen nga sizmologët e Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit të cilët tregojnë se 24 orë nga goditja kryesore kanë regjistruar 420 tërmete, 20 prej të cilave janë ndjerë në popullate.

Edmond Dushi, sizmolog: “Kemi lëkundje sporadike me magnitudë që nuk shkaktojnë ndjeshmëri. Mund të vazhdojnë edhe ditën e sotme, gjatë natës, mund edhe të stopojnë,  nuk ka korelacion të mirëfilltë, varet nga intensiteti i magnitudës”.

Tërmeti me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter tregojnë sizmologët ka ardhur për shkaqe tërësisht natyrore. Në zonën e Gjirit të Lalëzit ekziston një thyerje e njohur tektonike, e cila sipas specialistëve është riaktivizuar. Megjithkëtë duke parë aktivitetin sizmik këtu ata nuk parashikojnë përsëritje të situatës së të mërkurës, ndonëse nuk përjashtojnë që të ndodhë në zonat pranë. Për këtë kanë një shpjegim..

Edmond Dushi, sizmolog: “Shqipëria është aktive dhe kur ndodh një tërmet ngacmon gjithë strukturat aktive përreth. Ne presim cdo vit një magnitudë 4 dhe cdo 4-5 vjet me magnitudë mbi 5”

Tërmetin me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter specialistët e cilësojnë mesatar, ndërsa shpjegojnë se bazuar në studime përsëritet një herë në katër deri në pesë vjet. Të mërkurën lëkundjet e tokës shkaktuan panik tek qytetarët dhe dëme materiale në Durrës, Tiranë dhe Elbasan. /abcnews.al