Tërmeti i së mërkurës shemb banesat në Kurbin/ Familjarët në qiell të hapur

schedule14:17 - 5 Korrik, 2018

schedule 14:17 - 5 Korrik, 2018

Tërmeti i një ditë më parë ka shkaktuar dëme të mëdha në Malësinë e Kurbinit. Dy banesa në fshatin Selitë janë shembur thuajse plotësisht duke i lënë familjet pa një strehë. Dëmtime ka patur edhe në një pallat në zonen e Thumanës.

Ky tërmet nuk do harrohet shpejt. Disave u mori pasurinë më të madhe, shtëpinë. Por familjet që u dëmtuan në Kurbin ndihen me fat që u kanë shpëtuar familjarët. Ndue Gega me banim në këtë zonë thotë se fëmijët ishin në gjume kur ra tërmeti.

“Ky tërmet ka qenë i tmerrshëm për fëmijët e për gjithë njerëzit”.

“Kur ra tërmeti ne ishim në shtëpi, në gjumë dhe dolëm përjashta”.

Banesa e tij është e pabanueshme, dëmtimet nuk mungojne në çdo anë të murit.

“Banesa është e pabanueshme për mu”.

I zoti i shtëpisë bashkë me familjen tani e tutje do të qëndrojnë në kasolle.

“Unë do shkoj të fle me lopët se s’kam ku të shkoj”.

Një tjetër banese është shembur nga tërmeti në malësinë e Kurbinit.

“Siç e shihni vetë komplet çarjet e murit dhe nga ana e jashtme është dëmutar, për mua është e pabanueshme”.

Dëmtime nga lëkundjet e tokës pati edhe një pallat pesë katësh në Thumanë të Krujës. Të gjithë hyrjet e ndërtesës kanë pësuar plasaritje dhe çarje muresh.

“Në momentin që ndodhi tërmeti, po konsumonim vaktin e drekës, dëgjuam një lëkundje të fortë,  suikur u thye diçka e fortë, ishte aq e fortë sa na lëvizi nga vendi”.

Njësitë vendore po verifikojnë të gjithta dëmet e shkaktuara nga tërmeti që ra të mërkurën paradite në disa zona të vendit. /abcnews.al