Policia bastis klubin e njohur në New York: Tre çifte kapen “mat” në një dhomë

schedule13:07 - 23 Nëntor, 2020

schedule 13:07 - 23 Nëntor, 2020

Një fund fatkeq për një festë të paligjshme në zonën e Queens në New York, pas një operacioni të agjentëve të policisë.

Sipas New York Post, që citon burime nga zyra e sherifit të New York, në “Caligula”, që në lajmërimet në Facebook prezantohet si një klub privat dhe luksoz në zonën e Astorias: Më shumë se 80 njerëz po argëtoheshin duke dëgjuar muzikë; por dhe duke konsumuar alkool i cili shërbehej në mënyrë ilegale, pasi nuk kishte licencën.

 

Kur mbërritën, agjentë të zyrës së sherifit, hynë në dhomë me forcë dhe gjetën tre çifte që po kryenin marrëdhënie seksuale ndërsa klientët e tjerë ishin shpërndarë në ambientet e tjera të klubit. Jennifer Hayes, 47 vjec, ishte e vetmja kliente që u gjobit dhe padit për prishje të rendit.

“U pyeta në mënyrë të vazhdueshme se sa kohë kisha që punoja aty. U përgjigja se nuk punoja aty. I dëgjoja që qeshnin dhe talleshin me të gjithë,”u shpreh Hayes për Post on Sunday, duke shpjeguar se ishte “e zemëruar, e zhgënjyer dhe nuk e kuptonte pse ishte mbajtur katër orë. Ajo madje theksoi se nuk ndodhej në zonë për një arsye të caktuar, por vetëm se si pasojë e masave anti Covid, nuk ka vende të tjera ku mund të shkosh.

 

“Doja vetëm të kërceja dhe të dëgjoja muzikën që luante DJ, kjo është e gjitha! Nuk ke asnjë zgjidhje tjetër, nuk mund të shkosh diku tjetër” këmbënguli Hayes duke thënë se mbante maskën gjatë gjithë kohës dhe se nuk kishte parë askënd të kryente marrëdhënie seksuale.

Një nga fotografitë e realizuara gjatë operacionit të policisë, tregon një dhomë të vogël me katër shtretër dhe një divan lëkure. Mbi njërin prej tyre është një kosh me prezervativë. Në një fotografi tjerët është një tabelë e ndriçuar me çmimet e dhomës VIP, që nisin nga 30 dollarë për 10 minuta, deri në 500 dollarë për gjithë natën.

 

 

Festa shkelte rregullat që nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se 25 njerëzve në zonat e verdha, si dhe lokali nuk kishte licencë për të shitur alkool. Drejtuesi i kompanisë u akuzua për shkelje të masave të emergjencës për mbrojtjen e shëndetit, dhe për shitje të paligjshme pijesh alkoolike dhe u gjobit me 16 mijë dollarë. Çudia qëndron në faktin se operacioni i policisë u krye pas një ankese të bërë nga një person që kishte parë lajmërimin në faqen në Facebook të klubit, ku shumë festa të tilla të ngjashme ishin reklamuar përkatësisht një  javë më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!