Ezgjan Alioski ishte protagonist ditën e djeshme në ndeshjen mes Arsenal dhe Leeds, të përfunduar në barazim pa gola. Në minutën e 51-të të ndeshjes, pas një dueli të gjatë me tërheqje e shtyrje, Nicolas Pepe goditi me kokë shqiptaro-maqedonasin, që u hodh menjëherë në tokë.
Nicolas Pepe dan Ezgjan Alioski terlibat aksi dorong-mendorong sekitar dua menit sebelum kartu merah. Pepe terjebak dalam provokasi Alioski hingga akhirnya ia melakukan hal yang tidak perlu. pic.twitter.com/7StSpLMTbY
— Tubir Bola (@tubir_bola) November 23, 2020
Gjyqtari i ndeshjes e shikoi episodin në VAR dhe vendosi të akordojë menjëherë kartonin e kuq për yllin e Arsenal. Këtë episod e komentoi edhe ish-ylli i United, Patrick Evra. Francezi mendon se Alioski meriton Oscar për atë veprim.
? Patrice Evra: “Alioski deserves an Oscar. The way he went down was like he [Pepe] broke his nose.”#Arsenal #Leeds #Football pic.twitter.com/j3hMFnm6Jb
— Arsenal News Channel (@Arsenalnewschan) November 22, 2020
“Alioski meriton çmim Oscar. Aktroi shumë mirë. Po të isha trajneri i Leeds do të gëzohesha shumë, por ju lutem, shikojeni! Duket sikur Pepe i theu hundën. Megjithatë, gjesti i Pepe ishte një budallallëk”, u shpreh ish-ylli i United. /abcnews.al