Turqia ka njoftuar se më 29 nëntor, anija kërkimore “Oruc Reis” do të përfundojë punën nga zona ku ndodhet dhe do të largohet. Anija filloi kërkimet më 10 gusht dhe deri më sot ka mbledhur të dhëna në një sipërfaqe të konsiderueshme pranë ishujve grekë.
Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin u shpreh se kërkimet do të vijojnë në zona të tjera pa e specifikuar. “Oruc Reis është atje deri në fund të muajit. Më vonë mund të largohet nga zona dhe do të shkojë në një vend tjetër. Ne nuk duhet të përqendrohemi vetëm atje.
Ne duam eksplorime të tjera. Le të diskutojmë rreth shelfit kontinental, statusin e ishujve” tha ai. Kalin sugjeroi gjithashtu “kërkime të përbashkëta dhe shpime të përbashkëta” në Mesdheun lindor.
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopulos u shpreh se Greqia mund të kërkojë dialog duke provokuar, ndërsa bëri një tjetër paralajmërim. “Forcat e Armatosura greke janë gati të përballen me një sfidë të paprecedentë që kërcënon të drejtat sovrane të vendit tonë në Mesdheun Lindor, jo nga një vend i tretë por nga një vend anëtar i NATO-s” deklaroi ai./ db/Abcnews.al