Twitter i jep profilin presidencial zyrtar Joe Biden, në 20 janar 2021

schedule15:32 - 21 Nëntor, 2020

schedule 15:32 - 21 Nëntor, 2020

Twitter pritet t’i japë profilin presidencial zyrtar Joe Biden, kur ai të kryejë betimet për marrjen e detyrës në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht se Donald Trump ende nuk e ka pranuar humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Mediat amerikane kanë raportuar se rrjeti social “po përgatitet  për tranzicionin e llogarive institucionale  të Shtëpisë së Bardhë në 20 Janar 2021”.

Operacioni do të zhvillohet  në bashkëpunim me Fondin Arkivor Kombëtar, siç ndodhi në vitin 2017. Të gjitha postimet e botuara në @POTUS, @FLOTUS, @VP dhe profilet e tjera zyrtare do të arkivohen gjithashtu. Llogaritë më pas do t’i rikthehen administratës së re të Shtëpisë së Bardhë në të njëjtën ditë.

Platforma @POTUS përdoret kryesisht nga Trump, por pas zgjedhjeve platforma nisi të postonte vazhdimisht mesazhe paralajmëruese në shumë prej postimeve të Trump.

Kjo pasi ky i fundit pretendon se ka fituar zgjedhjet dhe se kundërshtari i tij Joe Biden kishte fituar pasi kishte manipuluar votat.

Nga ana tjetër, Joe Biden nuk është një përdorues aktiv i Twitter në krahasim  me Trump: ai ka postuar rreth 7,000 mesazhe për 19 milion ndjekësit e tij, krahasuar me 58,000  të Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!